“Kultivuesit kanë kamera inteligjente, bllokojnë…”/ Artan Hoxha nxjerr pamjet e 50 serave me kanabis: Ja ku gjenden

Gazetari Artan Hoxha i ka “nxjerrë punë” policisë së shtetit, pasi ka publikuar pamje të 50 serave me kanabis, sipas të cilit gjenden në Shqipëri.

Gazetari ka shpjeguar se pika ku ishin ndërtuar serat me kanabis, ishte në malësinë e Krujës, konkretisht në Arrameras.

Hoxha ka thënë se ka tentuar disa herë që të ngrejë dronin, por ishte e pamundur.

“Janë 50 sera. Është identike si tek Narcosi. Pamjet janë nga lart. Investim i kushtueshëm. Çdo serë kishte 5 rreshta. Dhe e marrin më shpejt. Çdo serë ka 5 rreshta kanë gjetur vendin dhe kjo zonë është në Krujë. Është zonë pyjore dhe ka pemë halore dhe është në zonën e Krujës. Jam habitur edhe unë. Nuk do gjeje dot rrugën. Është grup kriminal. Kjo është kapur kjo zona këtu dhe është gjetur. Ne këtu na rrëzuan dronin dhe policia ka mundur ta gjejë. Por nuk është bërë publik dhe nuk e di pse. Kjo është sera e hapur. Sera mbyllej gjatë natës për të ruajtur nxehtësinë. Kjo me sera është në Aramerras të Krujës. Ka pasur njerëz të armatosur.”, ka deklaruar Hoxha në abcnews.

Gazetari tregoi gjithashtu edhe teknologjinë e përdorur nga kultivuesit për bllokimin e valëve të dronit si edhe sistemin e kamerave të vendosur prej tyre.

Sipas Hoxhës, kultivuesit nuk i ruajnë më parcelat me roje, por me kamera inteligjente, të cilat sinjalizojnë në celular për çdo lëvizje pranë arës së mbjellë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT