A ta punuan pas krahëve Basha me Ramën? Berishës nuk i del inati: Do bëj gjithçka që…

Sali Berisha foli menjëherë në një intervistë televizive pas vendimit befasues të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.
Ai tha se Lulzim Basha me këtë vendim shkelmoi sovranitetin e Partisë Demokratike dhe se duhet të jepte dorëheqjen nëse ndihej në presion.
“Do bëj gjithçka me çdo demokrat e çdo shqiptar për të rivendosur sovranitetin e PD që sot Basha duhet të jepte 500 herë dorëheqjen para se të vepronte në këtë mënyrë.
Sali Berisha ka ndejtur i veçuar se nuk është implikuar në vendimmarrjet e Bashës. Por unë ja kam dhënë disaprovimin tim në çdo rast,” tha Berisha.