Berisha ngjitet mbi makinë, i shpall luftë Bashës: Bëri pazare të fëlliqura me Edi Ramën

I përjashtuar nga grupi i PD-së dhe i shpallur “non grata” nga SHBA, Sali Berisha u rikthye sot në parlament, ndërsa një grup i vogël mbështetësish kishin dalë për ta pritur.

Berisha u ngjit mbi makinë dhe sulmoi ashpër Bashën, duke e akuzuar se ka marrëveshje me Edi Ramën.

Berisha e quajti Bashën tradhtar, ndërsa tha “sot nis beteja jonë”, ndërsa foli për “pazare te felliqura mes Rames dhe Bashes”.

“Nga pazaret e turpshme, pazaret e fëlliqura të lulëzim Bashës me Edi Ramën. PD del nga kjo betejë më e fortë, me e sigurt, rroftë Partia Demokratikë, rroftë Shqipëria”, tha Berisha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT