VIDEO/ “O legen!”, Simpatizantët e Berishës ‘i sulen’ Bashës rrugës për në Parlament

Ndërkohë që po diltë nga selia e PD-së për t’iu drejtuar Kuvendit, Lulzim Bashës i kanë dalë përpara  një grup militantësh demokratë duke i kërkuar llogari për vendimin e djeshëm për përjashtimin e Berishës.

Disa prej tyre kanë lëshuar fyerje të rënda ndaj Bashës, i cili vijoi rrugën bashkë me deputetët e tjerë për në Kuvend.

“O legen Paç faqen e zezë, Basha qaraman, hiqeni Bashën nga PD”,-ishin këto disa nga thirrjet që u dëgjuan në momentet kur Lulzim Basha përfundoi mbledhjen e grupit parlamentar dhe iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë.

U ndesh ndërhyrja e badigardëve të tij për të qetësuar militantët e acaruar.

Demokratëve iu është dashur që të bëjnë 400 metra në këmbë për t’u future në Kuvend pasi ky i fundit mbylli derën që lidh oborrin e PD-së me godinën ku zhvillohen seancat plenare.

Më parë, ata kalonin në oborrin e Kuvendit përmes një dere që i lidhte direkt me selinë e PD-së, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT