Berisha nxjerr prapaskenat: Ju tregoj se Basha ka vite që nuk shkon në SHBA, ka anuluar disa udhëtime

Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha ka vijuar me akuza në drejtim të kreut akrual të demokratëve Lulzim Basha.
Gjatë një interviste në studio televizive, Berisha deklaroi se Basha ka vite që nuk shkon në SHBA, ka anuluar disa udhëtime.
Këto deklarata nga Berisha vijnë në kohën kur Basha ditën e djeshme mori vendimin per përjashtimin e tij nga PD.
Berisha: Gjithcka ka bërë, e ka bërë vetëm për veten e tij. Në funksion të interesit të tij personal. Ai partinë nuk e pyeti.
-Cili është interesi?
Berisha: Ai ka disa vite që nuk shkon në Shba. Ka udhëtime të anulluara.
“Pabesia njerëzore thyen cdo normë dhe cdo moral. Normal, i pabesë. Një akt që e njoftoi 20 min para se të dalë në mesazhin e tij. Ma tha në telefon. E kundërshtova se nuk ishte tagri i tij një vendim i tillë. I kërkova që kundërshtimin tim t’ua përcillte të pranishmve në mbledhje. Ai pasi foli me mua doli bëri njoftimin pa i lajmëruar ata. Mbledhjen e thirri jo për diskutim por për të njoftuar një vendim në kundërshtim me cdo normë“, tha Berisha.
g.kosovari