‘Pse i dogjët mandatet kur sot u futët bashkë si dele të zgjebosura?’ Murrizi pyet demokratët: Gjoja s’njihnit 25 prillin

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi komenton zhvillimet e fundit politike në PD dhe parlament, duke ironizuar të djathtët që sot u betuan krah të njëjtëve kundërshtarë politikë që kishin kur dogjën mandatet.

Murrizi thotë se prej kohësh ka paralajmëruar se Basha me Ramën janë bashkë, ndërsa i kujton atyre që e kundështonin se pikërisht këtë gjë e tha sot ish-kryeministri Berisha.

Shkrimi i plotë i Murrizit:

Kur e thoja une prej marsit 2019 qe jane bashke Rama me Bashen nuk ngeli kopil fb nen petkun demokrat pa me quajtur tradhetare

Po tani qe e tha Berisha kush eshte tradhetari Basha apo Berisha????

U kenaqa shume qe siç e kam artikuluar prej seances se pare pas zgjedhjeve te 25 prillit qe gjoja nuk i njinin nje tufe spurdhjakesh qe kane mare drejtimin e PD ndodhi sot

Si fisheke gjerdani rreshtuar ne radhe, u ngriten ne kembe dhe u betuan para Lujetes se PS Luli dhe te gjithe Luljetat e PD

Atehere a mund ta dine DEMOKRATET dhe SHQIPTARET pse iken nga Parlamenti ne shkurt 2019 dhe pse dogjen mandatet????????

Cila nga mashtrimet e hedhura ne treg ne ate kohe here me cicerima e here me ze te ngjirrur si gjel fushe para protestueseve eshte permbushur sot qe u futen ne Kuvend si te dele qe i ka zene vapa dhe zgjebja bashke????

A eshte perseri Rama kryeminister???

A eshte perseri PS ne pushtet???

A jane perseri deputet emrat qe dolen ne pergjime tek dosja 184, 339, 395??????

Bile jane me te forte se çishin ne ate kohe

A jane antare qeverie po te njenjtet?????

Te vetmet “ndryshime” jane qe ne vend te Gramozit do te jete Lindita dhe ne vend te Erjonit do te jete Arbeni

A thua qe kjo te jete “fitorja” e te gjithe kesaj beteje prej 27 muajsh????

Po Gramozi dhe Erjoni iken vete nga postet qe kishin, nuk duket qe paska patur ndikim e gjithe mender “ rezistenca” e atyre qe kendonin si gjela fushe pas çdo proteste!

Apo edhe ikja e Gramozit dhe e Erjonit dhe ardhja e Lindites dhe Arbenit, ikja e Najades dhe Lefterit, largimi i Balles, thyerja e heresit nga Xhafa etj etj jane pjese e pazarit Rama-Basha????

Se per shpalljen e Berishes non grata nga SHBA dhe non grata e armik ne grupin parlamentare nuk ka nevonje ta them une më tani se e tha Berisha vete qe eshte pjese e pazarit Rama-Basha, vetem se daten kur eshte bere pazari tha ja lë ta gjejne historianet

Ehhhhh sa do vuajne historianet se pazare te ndyra mes ketyre behen çdo dite prej 30 vitesh dhe nuk ka historian qe ti gjej e histori qe i mban te gjitha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT