Serbia i akuzon për krime lufte/ Ja kush janë dy pjesëtarët e UÇK që kërkohen nga Interpoli

Ndonëse ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, të martën njoftoi se INTERPOL-i ka konfirmuar se organizata ka hequr urdhërarrestet për ish-anëtarët e UÇK-së, ende në këtë listë janë edhe dy ish-ushtarë.
Burime të gazetës “Insajder” kanë treguar se Ramiz Qeriqi dhe Genc Zogaj, janë ende në kërkim nga INTERPOL-i pasi akuzohen nga Serbia për krime lufte.
Qeriqi dhe Zogaj, sipas këtij burimi, janë të njoftuar se janë në listë të INTERPOL-it dhe e dinë se: “nuk duhet ta lëshojnë Kosovën derisa nuk vjen edhe përgjigja pozitive nga INTERPOL-i për ta”.
Nga ana tjetër, Beogradi ka dërguar ankesë në Komitetin Ekzekutiv të INTERPOL-it, lidhur me vendimin për listat e të kërkuarve me emrat e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Burimi: CNA.al)/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT