“Fajin e kanë gjykatësit”/ Vrasja e 23 vjeçares mund të parandalohej, Sabrina viktimë e ish-burrit por edhe e shtetit

Vrasja e 23 vjeçares Sabrina Bungaj mbrëmjen e djeshme, në pragun e shtëpisë ku kishte lindur dhe ku ishte rritur, duke ngrënë bukë, duket se mund të ishte paralajmëruar.

Ajo u ezkekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, me të cilin kishte edhe një vajzë të mitur.

A mund të parandalohej krimi?

Elton Metaj njihej si një person problematik, dhe i skeduar nga policia.

Ky krim i rëndë do të shmangej në rast se prokuroria dhe gjykatat në vendin tonë, së bashku me policinë do të funksiononin, dhe Metaj nuk do të ishte lënë i lirë më pak se një vit nga pengmarrja që i bëri ish-gruas dhe familjes së saj. Ishte shtatori i 2020-tës, koha kur Metaj shkoi në banesën e prindërve të Sabrinës, dhe i mbajti ata peng për 5 orë nën kërcënimin e armës.

Pavarësisht arrestimit, ai qëndroi pas hekurave më pak se një vit, dhe u rikthye në të njëjtën banesë, tashmë duke i marrë jetën nënës së vajzës së tij të mitur.

Fajin e ka gjykata?

Vëllai i viktimës, Armando Bengaj thotë se Eltoni kishte kërcënuar edhe vetë atë për ta vrarë, ndërsa gishtin e fajit ia drejton gjykatësve dhe prokurorëve që nxorrën nga burgu njerëz të tillë.  Dhe në fakt, nëse drejtësia do të kishte vepruar me forcën e ligjit përballë një njeriu që rrezikon jetën e tjetrit, pikëpyetja e madhe që ngrihet, është nëse edhe jeta e Sabrinës mund të ishte shpëtuar.

“Mamaja kishte dëgjuar derën. Në 20 korrik u lirua nga burgu. Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerez kriminelë që sot bëri hatanë e madhe”, tha ai./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT