Berisha i shpalli luftë, Basha bën veprimin e radhës pas “dëbimit” të ish-kryeministrit nga PD

Përjashtimi i Sali Berishës ka trazuar ujërat në PD, sidomos dhe pas deklaratave të z. Berisha që do të ndjekë rrugët statutore për t’i kthyer PD-së sovranitetin.
Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thirrur sot në një takim Kolegjin e Kryetarëve. Bëhet fjalë për krerët e degëve të PD, të cilët ndodhen aktualisht në selinë e PD.
Qëllim kryesor i kësaj mbledhjeje është për të shpjeguar arsyet që e çuan në largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.
Mbledhja ka nisur në orë 11:00, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do ketë ndonjë deklaratë nga kryedemokrati Basha.
Ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua nga grupi i PD me kërkesë të amerikanëve, pas shpalljes “non grata” nga SHBA.
Lideri historik i PD e akuzoi Bashën për “pazare të fëlliqura” me Ramën, ndërsa shpalli publikisht edhe lëvizjen e tij për marrjen e PD-së.