“Për ne nuk ekziston, silluni sikur…”/ Zbulohet strategjia e PS për Berishën, porosia e Ramës për deputetët

Partia Socialiste ka zgjedhur një strategji që injoron komplet ish-kryeministrin Sali Berisha, pas shpalljes “non grata” të këtij të fundit nga SHBA dhe përjashtimit nga grupi i PD.

Mësohet se kryesocialisti, Edi Rama u ka kërkuar deputetëve që ta konsiderojnë ish-Kryeministrin “Berisha si inekzistent, si të mos jetë fare në sallë”.

“Berisha “non grata” në Parlament nuk është problemi ynë, është raporti i tij me PD-në. Ne nuk kemi pse të shuajmë apo të ndezim zjarrin që ata kanë ndezur. Për ne Berisha nuk ekziston në Parlament, prandaj nuk kemi pse merremi me të fare. Mos bini pre e provokimeve të tij. Ai do të kërkojë që të faktorizohet përmes ndezjes së një debati fiktiv në Parlament. Ne nuk duhet të biem viktima të këtij debati”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen me deputetët e tij, pas seancës paraditen e djeshme.

Edhe pas seancës, kur foli për gazetarët, Rama nuk foli asnjë fjalë për Berishën, duke e konsideruar si “diçka të vjetër dhe të shkuar”. Kreu i qeverisë tha se PS do të fokusohet tek e ardhmja.

Ja çfarë tha Rama dje

A jeni i kënaqur që Basha vrau “babain” politik?

Rama: PS ka marrë një mandate të tretë për të çuar Shqipërinë në një nivel tjetër.

A do bashkëqeverisni me Bashën?

Rama: Dora është e shtrirë për të bashkëpunuar pavarësisht zhvillimeve në PD

A keni Pazar me Bashën?

Rama: Jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve, duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar çdo ditë në raport me ju. Ju jap fjalën që do bëj çmos që marrëdhëniet me ju (gazetarët) të jenë fantastike.

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT