Iu fikën celularët/ Përfundon mbledhja e Bashës me krerët lokalë, Xhaferaj pro: Me Berishën u eliminua një kosto…

Për më shumë se një orë e gjysmë ka zgjatur mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me krerët e PD-së nëpër rrethe. Qëllimi i këtij takimi ka qenë argumentimi i vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar. Mësohet se ai ka dhënë arsyet e tij se pse e mori këtë hap.

Mbledhja ka zgjatur për 1 orë e 30 minuta, ndërsa si masë për të mos lejuar ndonjë regjistrim të mundshëm, i është kërkuar fikja e celularëve dhe mos mbajtja e tyre në mbledhjen e kolegjit të kryetarëve.

Në përfundim të kësaj mbledhje deputeti dhe njëkohësisht edhe drejtues i PD në Durrës, Ferdinat Xhaferaj në një prononcim të shkurtër për mediat mbështeti vendimin e liderit demokrat duke thëne se janë shmangur kostot afatgjate të PD dhe Shqipërisë.

“Është vendimi më i vështirë i kësaj parti.Çfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Vendimi u mor në limite kohore. Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimi për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje”- tha Xhaferaj

Back to top button
LAJMET E FUNDIT