VIDEO/ Berisha del natën për të përkujtuar Azem Hajdarin: Do ta ringremë PD-në në piedestalin që mertion

Sali Berisha doli natën te memoriali i Azem Hajdarit për të vendosur buqeta me lule me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së tij.

Ceremonia u tha se u organizua nga “Lëvizja e Dhjetorit ‘90”. Ish-Kryeministri u shpreh se PD do të ringrihet në piedestalin që i takon.

“Është në nderin dhe detyrën e demokratëve kudo që janë, të ngrihen, të ngrenë kokën lart. Trashëgimia e tyre u jep nder dhe frymëzim. Një poshtërim i padëgjuar dhe i paparë ndonjëherë në historinë e PD ka ndodhur dhe jam i sigurt se anëtarët, mbështetësit, drejtuesit e të gjitha niveleve të PD do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin antistatutor, antiligjor, antidemokratik që atij që sot është në krye të PD por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, interesin e tij personal.

“Ndaj dhe merreni këtu këtë prani sot edhe si një zotim para tribunit tonë legjendar që ne PD do ta ngremë në piedestalin që ajo meriton, që e ngriti ai me shokët e vet, me bashkëluftëtarët e vet, që demokratët dhe demokratet nuk ka forcë në botë që t’i mposhtë. Do ngrihen dhe do ecin të sigurt, më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë për të përmbysur regjimin e drogës, krimit, vjedhjeve, regjimin e pazareve,” deklaroi Berisha.

FOTO / Berisha del natën për të përkujtuar Azem Hajdarin: Do

FOTO / Berisha del natën për të përkujtuar Azem Hajdarin: Do

FOTO / Berisha del natën për të përkujtuar Azem Hajdarin: Do

Back to top button
LAJMET E FUNDIT