Media greke: Pala shqiptare nuk lejon çamët të kalojnë kufirin

Media greke raporton se 30 shtetas shqiptare me origjinë çame, që udhëtonin me një autobus, nuk janë lejuar të kalojne kufirin e të futeshin në territorin helen.
Sipas mediave ata donin të zhvillonin një ceremoni në trevën e Çamërisë, që për grekët është provinca e Thesprotisë. Media greke thotë se kjo ishte një tentative provokuese nga çamët që pretendojnë kthimin e pronave të tyre.
Pas demarsheve nga ministria e jashtme greke, autoritetet shqiptare u ndaluan atyre kalimin e kufirit, raporton portali newsbomb.gr.
Sipas portalit, ku veprim shkaktoi reagimin e organizatave të çamëve, që akuzuan sa Greqinë “qënuk lejon njerëz të moshuar të vizitojnë vendin ku u linden”, aq edhe qeverinë shqiptare për “nënshtrim”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT