Meta shkresë Prokurorisë së Përgjithshme: A po hetohen ministrat e rinj të Ramës?!

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë për të verifikuar emrat e ministrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Nuk dihet se përse e ka bërë këtë kërkesë presidenti, apsi pjesa më e amdhe e ministrave ka qenë në detyrë edhe gjatë mandatit të dytë të qeverisë “Rama”, ndërsa emrat e rinj nuk janë lakuar ndonjëherë për probleme me ligjin.

Në shkresën drejtuar Prokurorisë, Meta kërkon që të informohet për çdo kandidat të propozuar në lidhje me proceset hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Gjithashtu ai kërkon një përgjigje sa më të shpejt, në mënyrë që të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.

Kujtojmë se Presidenti Meta dekretoi Edi Ramën si kryeministër për një mandat të tretë vetëm pak ditë më parë.

shkresa

Back to top button
LAJMET E FUNDIT