Bota është portokall! Dikur Berisha largoi Azem Hajdarin nga PD-ja, tashmë u përjashtua vetë (Foto-fakte)

Ditën e djeshme u përkujtua 23 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit tek memoriali i ngritur në nder të kujtimit të tij. Në mbrëmje e djeshme familjarë dhe grupimi “Dhjetor 1990” kanë zhvilluar homazhe për Hajdarin ku ka qenë i pranishëm dhe Sali Berisha.

Ish-kryeministri tha se Azem Hajdari do të jetojë përjetë, ndërsa sipas tij Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj dhe po ashtu edhe Partia Demokratike. Nga ceremonia Berisha u zotua para figurës së Azem Hajdarit për ta rikthyer PD në piedestalin që ajo meriton.

Por ajo që u harrua dje ishte një artikull i gazetës zyrtare të partisë demokratike ku shkruhej: “Të përjashtohet Hajdari nga grupi parlamentar”. Dhe u bë Sali Berisha e përjashtoi ish-mikun e tij të cilin sot e kujton të vdekur.

Bota është portokall! Dikur Berisha largoi Azem Hajdarin nga PD-ja,

Por një thënie e popullit e cila ende qarkullon në gojë e qytetarëve është se: “bota është portokall” që do të thotë  në gropën që i bën tjetrit bie edhe vetë.  Kështu ndodhi në rastin e Sali berishës i cili u shpall “non-grata” nga Amerika dhe u përjashtua nga grupi parlamentar i partisë demokratike./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT