Grupi i PS/ Rama urdhër socialistëve: Shmangi…

Taluant Balla është votuar në mbledhjen e grupit të PS-së si kryetar i socialistëve në Parlament. Ky ka qenë vendimi i parë i marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së i zhvilluar nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama.

Balla është votuar me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë asbtenim. Më pas mësohet se Rama u ka dhënë porosi socialistëve që të shmangin çdo incident apo provokim nga opozita dhe të injorojnë çdo reagim të opozitës. Incidenti i ndodhur seancën e parë me zgjedhjen e kryeparlamentares Lindita Nikollës, duket se ka lënë një shije të keqe për mazhorancën, duke bërë që Rama të vendosë t’i kërkojë opozitës që të mos bien pre e provokimeve.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare datë 10.09.2021.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektvendim “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit”.
(Neni 8 i Rregullores)
4. Projektvendim “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
(Nenet 20-22 të Rregullores)
5. Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
(Nenet 20 dhe 21 të Rregullores)
6. Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme
të Kuvendit”.
(Neni 21/1 i Rregullores)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT