“Jam deputet i PD”/ Sali Berisha nuk bindet, Basha e “fshin” zyrtarisht nga grupi parlamentar

Sali Berisha nuk bindet. Ish-kryeministri ka deklaruar në seancën e sotme plenare se është deputet i grupit parlamentar të PD.
Pavarësisht se Lulzim Basha deklaroi 3 ditë më parë përjashtimin e tij, ish-lideri demokrat vijon të mendoje se ky vendim ishte nul.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka regjistruar 44 deputetë si pjesë e Grupit të saj Parlamentar, duke e lënë jashtë zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha, pas shpalljes non grata nga DASH.
Në listën e PD-së janë edhe 7 anëtar të grupit të Partisë Republikane si dhe 7 të tjerë janë nga lista e PDIU-së, duke bërë kështu 58 pjestarë.
Ndërkohë që PD-ja në zgjedhje fitoi 59 mandate së bashku me Sali Berishën, të cili Basha e la jashtë.