Noka i “kthen” shpinën Bashës/ Nga sherri tek ‘shkelja e ligjit’, çfarë ndodhi sot në parlament (FOTOT)

Seanca e kësaj të hëne në Kuvend, edhe pse e shkurtër pati debat të fortë mes opozitës dhe maxhorancës, ndërsa PD iu rikthye traditës së bojkotit.
Lulzim Basha u përplas me kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, dhe më pas, i ndjekur nga deputetët, braktisi menjëherë sallën.
Në këto foto të LSA Sali Berisha shfaqet duke u takuar me deputetin Luçiano Boçi, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së.
Në një tjetër moment Berisha shfaqet duke biseduar me deputetin Flamur Noka, i cili i ka kthyer shpinën kreut të PD-së Basha.
Kujtojmë se ish-kryeministri u vetëdeklarua sot si pjesë e PD, edhe pse kjo e fundit e fshiu zyrtarisht nga grupi.
Më poshtë mund të shihni disa nga momentet në parlament, ku përveç sherrit nuk mungoi as shkelja e ligjit. Deputetët në masë nuk mbanin maska.