SKANDALOZE/ Imami shpërthen ndaj flamurit shqiptar: Hidheni në kosh! (VIDEO)

Një imam i quajtur Abu Rumaisa, gjatë një ligjërate të tij u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që frekuentojnë xhaminë e tij, që të hedhin në kosh flamurin kombëtar.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschëeig në Gjermani, flet me urrejtje dhe përçmim ndaj flamurit shqiptar.

I gjithë diskutimi nisi pasi dikush e kishte pyetur imamin se nëse mund të mbante flamurin shqiptar që ia kishte dhuruar një shqiptar.

“Hidhe në kosh”, u përgjigj menjëherë imami Abu Rumaisa duke shtuar se ky flamur përfaqëson qafirat dhe jo myslimanet dhe është kundër islamit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT