Basha ‘shpërthen’ i revoltuar ndaj Ballës në Kuvend, Rama: Mos u merr me atë!

“Mos u merr me atë”! Kjo ka qenë këshilla dhe fjalët që kryeministri Edi Rama i drejtoi Taulant Ballës teksa kryetari i PD, Lulzim Basha, i ‘shpërtheu” ndaj tij i revoltuar me fjalë fyese.

Megjithëse mikrofoni i kryeministrit në momentin e debatit që “ndezi” sallën ishte i fikur, ai i Bashës ishte i ndezur dhe si pasojë gjithçka u dëgjua.

“Mos u merr me atë”, ishin pikërisht fjalët të cilat tha Rama, ku me “Atë” iu referua pikërisht kreut të PD, Lulzim Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT