I përjashtuar zyrtarisht, Berisha “kokëfortë”: Ja pse jam pjesë e grupit parlamentar të PD

Kuvendi e ka lënë jashtë grupeve parlamentare të ngritura, pasi emri i tij nuk figuroi në listën e deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Por, Sali Berisha mendon ende të kundërtën dhe rendit disa arsye, se pse sipas tij, është pjesë e grupit të opozitës.

“Sepse unë kam kandiduar për PD dhe jo si i pavarur. Së dyti, KQZ e ka lëshuar mandatin e Sali Berishës si deputet i PD. Së treti, zoti Basha ka shpallur një deklaratë televizive, duke dhunuar çdo germë, çdo nen, çdo fjalë të statutit të PD. Unë nuk kam asnjë vërejtje për mendimin e tij personal, por ky mendim është nul nëse nuk votohej minimumi në Këshillin Kombëtar ku duhet miratuar me dy të tretat”, tha Berisha në një deklaratë.

Berisha shprehu keqardhje për për dhimbjen, që sipas tij, i është krijuar anëtarësisë së PD. Ai thotë se ka mbrotur Bashën.

“U kam thënë grupit të këshilltarëve se ai është ‘broken leader’, një lider i thyer dhe se duhet bërë gjithçka për ta ngjitur. Nëse ai nuk ngjitet, atëherë duhet të kaloni në platformën tjetër, të Fransua Miteran “unë jam zotëria normal”. duke thënë se ai është normal dhe të gjenden rrugë me çdo mënyrë për të rritur partinë”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT