“Lajm i bukur për të rinjtë”, Rama: “Hoxton Academy” në Shqipëri për edukim profesional në Teknologji

Kryeministri Edi Rama thotë se “Hoxton Academi” me sipërmarrës nga Londra është një tjetër mundësi për të rinjtë që duan të hyjnë në tregun e teknologjisë së lartë.
Rama shkruan se më 27 Shtator starton Hoxton Academy, një projekt i punuar me shumë pasion nga sipërmarrës të rinj midis Londrës, Tiranës dhe Prishtines, i cili do tju mundësojë të rinjve të talentuar të fillojnë karrierën e tyre në teknologji si inxhinier softëare pas përfundimit të programit intensiv të trajnimit 6 mujor (me kohë të plotë).
“LAJM I BUKUR PËR TË RINJTË
Një tjetër mundësi për të hyrë në tregun e teknologjisë së lartë, “Hoxton Academy”, sjell në Shqipëri metodën inovative të edukimit profesional në Teknologji?????
Në 27 Shtator starton Hoxton Academy, një projekt i punuar me shumë pasion nga sipërmarrës të rinj midis Londrës, Tiranës dhe Prishtines, i cili do tju mundësojë të rinjve të talentuar të fillojnë karrierën e tyre në teknologji si inxhinier softëare pas përfundimit të programit intensiv të trajnimit 6 mujor (me kohë të plotë).
Studentët që kalojnë filtrat e pranimit, do të përfitojnë mundësinë e studimit në Hoxton pa asnjë pagesë ?
Çdo bursë financohet plotësisht nga kompanitë teknologjike lokale ????, duke i garantuar kontratë punësimi 2 vjeçare atyre që përfundojnë me sukses programin.
@hoxton.academy ka një ekip instruktorësh të nivelit botëror nga Londra, të cilët në të kaluarën kanë trajnuar zhvillues për Facebook, Apple, Google, Microsoft, Spotify, Yoox, Luxxotica në një format të ngjashëm” shkruan Rama.