Dy rrugët e PD, sipas Nishanit: Shkrirja, ose rigjenerimi

Ish-Presidenti dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike mendon se nga përplasja Basha-Berisha sheh vetëm dy rrugë për Partinë Demokratike.

Rruga e parë, sipas Nishanit, është rigjenerimi i partisë, proces që mendon se mund ta nxisë Berisha.

“Është sfidë e madhe, bllokimi i çdo tentative për ta zgjeruar dhe futja e detyruar e Bashës në këtë projekt. Berisha mund të ndihmojë për nisjen e këtij procesi dhe e ka forcën. Shpresoj shumë që PD ta vijojë këtë proces dhe mendoj se është alternativa më e mirë”, tha Nishani i ftuar në emisionin Open në Top Channel.

Rruga e dytë, sipas tij është shkrirja.

“Ky akt ka groposur të ardhmen e PD-së. Problem nuk është e shkuara, por e ardhmja. E ardhmja ka dy mënyra ose do shkojë drejt shkrirjes totale ose do të rigjenerohet”, deklaroi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT