Asnjë ministër i “Rama 3” nuk është nën hetim! SPAK i kthen përgjigje Presidentit Meta

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka kthyer përgjigje Presidentit Meta pas kërkesës së dërguar nga Meta, i cili kërkoi informacion për gjendjen e ministrave të qeverisë “Rama 3” nëse janë duke u hetuar nga Prokuroria dhe në çfarë fazë janë hetimet.

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme,” informon SPAK.

Ditën e djeshme, 13 shtator Prokuroria e përgjithshme i ktheu Presidentit të njëjtën përgjigje për ministrat e qeverisë “Rama 3.”

Sipas përgjigjes në këtë institucion dhe në Prokuroritë e rretheve nuk ka hetime apo procedime për emrat e propozuar për kabinetin qeveritar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT