“Presim të na vizitosh edhe kur të mos jesh më kancelare”/ Merkel largohet nga Shqipëria, Rama e përcjellë në aeroport

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka përfunduar vizitën në Shqipëri, vizita e lamtumirës si kancelare e Gjermanisë, pasi ajo ka vendosur të largohet nga politika.Ajo u largua këtë pasdite nga vendi ynë, ndërsa në aeroport e përcolli kryeministri Edi Rama.

Teksa i shprehu falënderimet, Rama i tha Merkel se uron që ajo ta vizitojë vendin tonë edhe kur të mos jetë më kancelare. Merkel iu përgjigj “do të më shohësh”.

Pjesë nga biseda:

Rama: Gjithçka në rregull?

Merkel: Cdo gjë është në rregull.

Merkel: Tani, shpresoj të takohem në Ljubljana, Sllovenia.

Rama: Shpresoj që të na vizitosh kur te jesh totalisht e lirë.

Merkel: Po, por do më shikosh fillimisht në Ljubljana.

Rama: Po sigurisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT