Kosova “pushtohet” nga mijëra flamuj serb

Mijëra flamurë serbë këtë fundjavë kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. Sipas mediave vendase mësohet se se flamujt janë futur në Kosovë përmes rrugëve alternative afër kufirit të Jarinjes.

Me urdhër të qeverisë së Serbisë, ato kanë filluar sot të vendosen rrugëve të katër komunave veriore të vendit, për nder të festës “Dita e unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar” që do të shënohet për herë të parë më 15 shtator në të gjitha vendet e banuara me serbë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës pr rajonin e vriu, Branisllav Radoviç, ka thënë se nuk është i informuar në lidhje me këtë ngjarje.

“Unë nuk kam një informacion të tillë”, ka thënë Radoviç.

Më herët presidenti iSerbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se kjo festë tani dhe tutje do të kremtohet më 15 shtator në të gjitha trevat e banuara me serbë.

“Kemi marrë vendim për një festë të re shtetërore të cilin do ta zbatojmë në vepër. Kjo është dita e unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar, që do të festohet bashkërisht në Serbi, Republikën serbe dhe në të gjitha hapësirat serbe në tërë botën”, tha Vuçiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT