VIDEO/ Rama shoqëron kancelaren deri tek avioni, Angela Merkel largohet nga Shqipëria me një “premtim”

Pas vizitës disa orëshëve të zhvilluar në Tiranë, ku pati takime me kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit, kancelarja gjermane Angela Merkel është larguar nga Shqipëria.

Vetë kryeministri Edi Rama e ka përcjellë kancelaren Merkel deri në aeroportin e Rinasit, ku edhe ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër me të.

Duke folur për vizitën dhe takimet, Merkel tha se gjithçka shkoi mirë, ndërsa shtoi se shpreson ta takojë Ramën në Slloveni.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi Merkelit që ta vizitojë vendin tonë edhe kur të mos jetë më kancelare, ndërsa ajo la të kuptohet se mund të rikthehet në Shqipëri./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT