“Vaksina s’të mbron 100 %”/ Brataj shpjegon rastet e vdekjeve të personave me dy doza

Anëtari i Komitetit Teknik Dr. Skënder Brataj e vlerëson shumë kritike situatën e C ovid 19 për shkak të dezinformimit të qytetarëve nga rrjete sociale apo nga persona jo profesionistë të cilët po ndikojnë tek qytetarët e prekur nga covid që të mos kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të mos vaksinohen.

Por në fakt këto ditë kemi pasur humbje jete të personave të vaksinuar me dy doza .

“Vaksina nuk mbron 100% , edhe mund të ketë vdekje”, tha Brataj.

Në spitalet covid po trajtohen 175 qytetarë ka nga ata në gjendje të rëndë shëndetësore . Dr. Brataj u bën thirrje qytetarëve të informohen por të ndjekin institucionet shëndetësore ndërkombëtare me informacionet që shpërndahen dhe mjekët profesionistë. / Top Channel

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT