Qeveria u jep pasaporta diplomatike familjeve të Thaçit, Haradinajt e Veselit (DOKUMENT)
Familjet e kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi janë pajisur me pasaporta diplomatike, sipas një vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës të marrë më 20 shkurt.Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim që përveç familjeve të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit, edhe fëmijët dhe bashkëshortet e ministrit të Punëve të Brendshme, si dhe ministrit të Punëve të Jashtme të përfitojnë pasaporta diplomatike, raporton Insajderi.“Pasaporta diplomatike i lëshohet edhe bashkëshortit/es dhe fëmijëve deri në moshën 18-vjeçare të: Presidentit të Republikës së Kosovës, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Ministrit të Punëve të Brendshme”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë vendim të Qeverisë lidhur me pasaportat diplomatike, theksohet po ashtu se ish-presidentët e Kosovës mund të përdorin pasaportë diplomatike për tërë jetën e tyre, ndërsa fëmijët dhe bashkëshortet e tyre mund të përdorin pasaportat diplomatike vetëm një vit pas përfundimit të mandatit.“Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilit i ka përfunduar mandati, bashkëshorti/ja i/e saj/tij , vazhdon të përdor pasaportën diplomatike të Republikës së Kosovës gjatë tërë jetës. Fëmijët e tij/saj kanë të drejtë të përdorin pasaportën diplomatike deri në moshën 18-vjecare”, theksohet në vendimin e qeverisë.
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!
