Po hetohet për korrupsion, Gjykata rrëzon për të disatën herë mjekun Edvin Prifti

Gjykata e posaçme rrëzon për të disatën herë kërkesën e mjekut të njohur Edvin Prifti për ndryshim të masë së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Prifti po hetohet nga SPAK për “korrupsion”. Në 7 shtator, Gjykata e Lartë le të pandryshuar masën e “pezullimit nga detyra” për Edvin Priftin, ish-shefin e kardiokirurgjisë në QSUT. Kolegji Penal në dhomë këshillimi, sipas A2, vendosi të mos pranojë rekursin e Priftit për heqjen e masës dhe po ashtu kërkesën e SPAK për kthimin e tij në qeli.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar rikthimin në qeli të mjekut pasi pretendonte se kishte siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshime se Prifti kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Prifti u prangos për llogari të njëjtit hetim që çoi në burg edhe gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë persona të tjerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT