Rama i akuzoi si ‘konspiracionistë’, reagon Vjosa Osmani për Open Balkan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit. Këto deklarata Osmani i bëri gjatë një organizimi në Gjermani.

Ajo shtoi se ideja e Edi Ramës, Aleksander Vuçiçit dhe Zoran Zaevit për “Open Balkan” është tentativë për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe thotë se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.

“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe vonon integrimin evropian, provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodhë”, ka thënë presidentja Osmani.

Lidhur me “Open Balkan” kritika drejt Kosovës ka lëshuar kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke thënë se Kosova po merret me teori konspirative në vend që të bashkohet në iniciativa rajonale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT