Djali i Sokol Olldashit mes të rinjve demokratë që kërkojnë REFERENDUM për përjashtimin e Sali Berishës

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ditën e sotme i ka dërguar një shkresë Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ku kërkojnë mbajtjen e një referendumi lidhur me vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Mes të rinjve demokratë që kanë firmosur për referendumin është edhe Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit demokrat Sokol Olldashi.

Kryesia e quan të paprecedentë vendimin për përjashtimin e Berishës, dhe kërkon që të organizohet një referendum ku të pyeten të gjithë anëtarët e PD nëpër Shqipëri. Sipas tyre, vendimi i Lulzim Bashës është në shkelje të plotë të statutit, parimeve dhe velrave të PD.

LEXO EDHE: “Rebelohet” Kryesia e FRPD-së, shkresë Gaz Bardhit: Duam REFERENDUM për përjashtimin e Berishës, nga Lulzim Basha

242022517 1325458444563616 6262753285030250614 n

Back to top button
LAJMET E FUNDIT