Fotolajm! Berisha nis betejën në bazë kundër përjashtimit, Basha i shqetësuar flet në telefon (Foto)

Kreu i PD, Lulzim Basha është shfaqur i qetë dhe joreagues gjatë prezantimit të programit qeverisës në Kuvend. Gjithsesi lideri demokrat nuk ka shfaqur interesim për të dëgjuar Ramën dhe po tregohet indiferent.

Basha madje është kapur duke folur në telefon me zë të ulët në Kuvend teksa Rama po shqiptonte se 1 qershori i 2022 do të ishte dita e çlirimit të Shqipërisë nga qeset plastike.

Kujtojmë se Sali Berisha do të nisë sot pasdite turin e takimeve për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur. Kështu do të quhet nisma e tij, që do të startojë në Tiranë, dhe ku fton të gjithë demokratët që ti bashkohen në një hotel privat në Tiranë.

Ish-presidenti Bujar Nishani është një prej ish-zyrtarëve të lartë që i bashkohet publikisht Sali Berishës, me të cilin do të jetë pasditen e sotme në ambientet e Rogner. Në një postim në rrjetet sociale Nishani thotë se ai do të bëhet bashkë me Berishën, për një PD të bashkuat, të fortë dhe fituese.

Postimi i Nishanit:

Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 !

Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese !

Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist !

Nuk e dimë ende nëse Basha po fliste me të besuarit e tij që të mos shkonin në takimin  të cilin do organizoj Berisha.  Ish-kryeministri nuk ndodhet në sallën e parlamentit pasi duket se po merret me gjëra më të rëndësishme sipas tij siç është largimi i Bashës.

Postimi i Berishës:

/Gazeta Shqip

Fotolajm! Berisha nis betejën në bazë kundër

Back to top button
LAJMET E FUNDIT