Sherri me opozitën/ Rama sqaron pse nuk u paraqit në ora pesë: Unë kam zgjedhur frikën, ju trimërinë

Kryeministri Edi Rama u paraqit me vonesë në sallën e Parlamentit dhe kjo shërbeu si përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita kërkonte me këmbëngulje prezencën e tij në Kuvend. Por në ora 18:00 pikërisht kur niste dhe takimi i Berishës dhe intervista e ambasadores Yuri Kim në VOA, që erdhi në sallën e Kuvendit.

“Pse nuk erdhi kryeministri në ora 17:00, pse gënjeu publikisht”, u shpreh opozita në sallë. Por këtyre “akuzave” iu kundërpërgjigj Rama, duke deklaruar se arsyeja e vonesës lidhet me faktin se ai opozita kishte pushtuar foltoren e Parlamentit dhe ndaj nuk ishte prezent në sallë.

“Unë kama zgjedhur frikën dhe trimërinë iu kam lënë juve. Por jam aty prapa të flas, por mos fyeni inteligjencën tuaj dhe të prindërve. Kemi mbajtur dy orë të bllokuar foltoren. Me njerëzllëk arrijmë, që të mos kemi një herë tjetër në këtë çështje se kur unë qëndroj e largohem nga këtu, se ju u larguar dy vjet e nuk bllokuam seancën hajdeni tani këtu”, tha Rama.

Ai shtoi se në respekt të kërkesës së opozitës është i pranishëm, pasi nuk ka asnjë detyrim dhe formë.

“Të dëgjoj kryetar i PD, hajde unë jam sy dhe veshë për të dëgjuar. Mos e abuzoni, as tolerancën dhe as mirësjelljen, Keni 8 vjet që përsërisni  të njëjtën gjë me shpresën se do të fitoni”, tha Ramam, duke shtuar se kjo ishte një shfaqje e panevojshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT