“S’e dija që nuk e donit Bashën” / Berisha para mbështetësve: Spastroi nga partia bashkëpunëtorët e mi

Sali Berisha thotë se nuk ishte në dijeni të përmasave të pakënaqësisë së bazës së Partisë Demokratike ndaj Lulzim Bashës dhe thotë se këtë pakënaqësi e ka mësuar këto ditë që është takuar me bazën.

“Sinqerisht, unë nuk e dija po kam zhvilluar takime këto ditë me bazën dhe të gjithë më kanë thënë që: ne doktor, atë nuk e duam, por e mbështesim se e do ti”, tha Berisha.

Berisha akuzoi Bashën se ka spastruar PD nga njerëzit e tij.

“Ka ndodhur një spastrim i heshtur i atyre që kanë bashkëpunuar me mua dhe unë asnjëherë nuk i thashë gjë. nuk e kisha idenë unë që njerëzit mendonin kaq shumë se unë isha mbështetja e tij pa kushte. jam i bindur se kjo ka ekzistuar kur ma thanë këto ditë njerëzit që takova”, u shpreh ish-kreu i PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT