Berisha i rikthehet “luftës me komunizmin”: Do ta shporrim bashkë me Sorosin

Sali Berisha iu rikthye termave të përdorur nga 1991 deri në vitin 2013, por duke i përshtatur me kohët aktuale dhe “armiqtë aktualë”.
“Do të çlirojmë Shqipërnë nga fantazma e komunizmit, nga fantazma e mafies, nga korrupsioni dhe nga fantazma e George Soros”, tha ai.
Sipas Berishës, Soros është armiku i së djathtës dhe i së djathtës shqiptare.
Në takimin “Foltorja”, Berisha tha se do t’i shkojë deri në fund betejës së nisur.