“Mendoni se jeni Zota”, Grida Duma shpërthen në parlament: Na sillni hartime për në 8 vjeçare, ç’është kjo paçavure

Deputetja e PD, Grida Duma e trajtoi me ironi programin e PS për mandatin e tretë qeverisë, duke thënë se ngjason me një hartim 8-vjeçareje.
Sipas Dumës, programit “Rama 3” më shumë i kushton koopertina sesa përmbatja
“Keni sjellë këtë programin qeverisës, fjalë e madhe është. E merr dhe e lexon me seriozitet. E merr dhe e shfleton dhe forma e tejkalon përmbajtjen. Unë jam e bindur që këtij programit tuaj i kushton më shumë kopertina, sesa ato që ka brenda.
Kjo mënyra e të shkruarit këtu, nisur që nga tabela e lëndës, por që po ta shikoni në 40 faqet e veta do lexoni, Rilindje, rindërtim, rimëkmëbje, ri ri ri… por në fakt ngadhënjen vetëm një ri, ringinje. Ca prej jush do ringinjen më shpesh.
Ky është materiali juaj, tabela e të dhënave. Në faqen 10, Shqipëria e fortë. Po ta hapësh në faqen 10 gjen një hartim 8-vjeçare që si gjithmonë nis me vitin 2013.
Juve keni bërë apo nuk keni bërë 0.1 pikë hapa drejt integrimit dhe nga 2005-2013 duhet ta kishin shënuar për refernecë që jeni ju pjesa më e zezë e Shqipërisë.
Ju mendoni se silleni si Zota. Jeni kaq të çuditshëm, të ndjerë mirë në mëkat sa edhe fatkeqësitë ju vijnë si fat.
Dmth shqiptarët tërmetin dhe pandeminë e vuajnë sesa shtet të lartësuar i është falur nëpërmjet jush. E nisin këtë duke thënë që Shqipëria u godit nga dy fatkeqësi, por ne ia dolëm të ringrihemi.
Këto të rilindurit në këtë paçavure që kanë sjellë, cilëndo faqe që të hapni, keni një hartim. Dhe nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga programi i PD”, u shpreh Duma në Parlament.
Më tej Duma ka akuzuar kryeministrin Rama për racizëm politik duke i vënë lakun në fyt qytetarëve.
“Nuk ka gjë më të shëmtuar se njerëz që llogarisin bukën e gojës. Racizëm politik bëni ju duke i vënë lakun në fyt qytetarëve. Juve ju lumtë që e keni ndërgjegjen nën shollë. Turp i zi në politikën e jashtme jeni duke bërë patronazhistin e Kosovës” tha Duma.