Ndryshon CERTIFIKATA E VAKSINIMIT, ja çfarë duhet të bëni nëse e keni shkarkuar përpara datës 15 shtator

Njohja e Certifikatës së Vaksnimit nga Bashkimi Europian ka detyruar autoritetet të ndryshojnë kodin “QR” të këtij dokumenti në e-Albania, pasi ky kod është formatuar dhe firmosur elektronikisht sipas standardeve të BE-së.

Për këtë arsye, certifikatat e vaksinimit të shkarkuara përpara datës 15 shtator nuk janë më të vlefshme.

E-albania njofton se duhet ta shkarkoni sërish dokumentin, dhe më pas ta ruani atë për ta përdorur në rastet kur ju nevojitet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT