Bozdo: Rikthimi i Berishës nuk ka për të ndodhur, ja si PD vjen në pushtet

Për Eno Bozdon rikthimi i Sali Berishës nuk ka për të ndodhur, pavarësisht lëvizjes së tij që po ndërmerr kohët e fundit. Këtë qëndrim ai e mbajti në emisionin Zona Zero në Top News.
Ai hodhi teorinë se PD-së i duhet një lidership i ri, pa Berishën dhe Bashën. Pra, sipas tij, PD duhet të mendojë për njerëz të rinj që të mposhtin moçalin politik të krijuar nga Edi Rama.
“Rikthimi i Berishës në PD nuk ka për të ndodhur dhe ndodhë. Kam qenë kritik ndaj Bashës për mënryën se si është sjellë ai në PD. Nëse duam një PD të shëndetëshme, demokratët duhet të fillojnë ta programojmë në mendjen e tyre për një kredo të re, që e tejkalojnë Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, duhet ta mendojnë këtë se kemi shumë burime njerëzore dhe cilësore. Shoqëria shqitparë është ahpa përpara politikës shqiptare dhe PD-së. PD është i vetmi instrument për të ndryshuar apo përmbysje të kënetës së krijuar nga Edi Rama. Për ta bërë këtë duhet të fillojmë për të parë tutje kësaj dysheje. Kriza duhet të marrë fund për të nisur jnë fushatë të re”, tha Bozdo në Zona Zero.