“O Sali, o hero…”/ Thirrja 30-vjeçare dhe video tronditëse e gazetarit Artan Hoxha për Berishën: Historia përsëritet, por…

“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty do!”. Këto ishin thirrjet që kulmuan në takimin e zhvilluar dje në hotel Rogner të Sali Berishës me mbështetësit e tij.

Një thirrje që është dëgjuar në këto 30 vite demokraci, ku mbështetësit e Berishës e përdornin sa herë ai shkonte në këto mitingje të hapura.

Sot këto thirrje u dëgjuan sërish ndonëse në një sallë të mbyllur, por e përbashkëta është se ishin po të njëjtën njerëz, ithtarë të Berishës që e kanë ndjekur për 30 vite dhe mbajte e kanë mbrojtur. Sot, dikush me ironi bëri një krahasim, se ndryshimi i vetëm në 30 vite më parë është se “atëherë mbështetësit e Berishës ishin me flokë të gjatë dhe me modelin bishtpëllumb, ndërsa sot janë të thinjur ose i kanë rënë flokët”.

Këtë paralelizëm e ka bërë edhe gazetari i kronikës Artan Hoxha, i cili  me anë të postimi në Facebook ka kujtuar një takim të frikshëm elektoral të vitit të mbrapshtë 1997, të Berishës i zhvilluar në Lushnjë nën krismat e armëve.

“Erdhi more erdhi…. Historia gjithnjë përsëritet…Lushnjë, qershor 1997,  Gjatë një takimi te Presidentit Berisha me militantët në bazë, para zgjedhjeve parlamentare… Në fakt një pjesë të mirë të këtyre me kallashnikov në dorë, që e shoqëronin Berishën më 1997-ën në Lushnjë, i pashë sërish sot pasdite ne Rogner… Por duart i kishin të zëna me orë Rolex dhe të zhytura thellë në xhep. Problemi është si do t’ia bëjë Basha, për të takuar militantët në bazë???!!!”, shkruan Artan Hoxha. Ai ka postuar edhe pamjet e rralla kur Berisha largohet nga mitingu i shoqërohet nga njerëzit, ndërsa krismat e armëve të kallashëve. Tashmë një paralelizëm që mund të përkthehet si një betejë mes demokratëve.

Më poshtë videoja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT