“PD ka ngelur te 2 gishtat”/ Pedagogu: Është e tmerrshme

Pedagogu Rezart Prifti, duke komentuar situatën në Partinë Demokratike e cilësoi atë të tmerrshme përsa kohë përshëndesin ende me dy gishta.

“Te PD përshëndesin akoma me dy gishta. Ky është tmerr i madh me gjithë respektin për simbolin e madh”, tha ai i ftuar në emisionin Zona Zero në Top News me gazetarin Thimi Samarxhiu.

Enno Bozdo tha se simboli ka mbetur nga ’90, megjithëse u shpreh se ky simbol u deformua rrugës.

“Është simboli që i ka mbetur. Nëse do t’i ktheheshim mbrapsht origjinës së pastër të atij simboli, Partia Demokratike sot do të ishte ndryshe. Edhe në cilësi, edhe në ligjërate jemi ku e ku më zi se 1990”, tha Bozdo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT