Betimi te Meta! Rama “nuk pret më” mbërrin i pari në presidencë, priten ministrat (Video)

Ka mbërritur në Presidencë kryeministri Edi Rama, ku do të kryhet ceremonia e betimit e qeverisë së re, të mandatit të tretë të socialistëve.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri do të betohen sot në orën 10:00 te Presidenti Meta, për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës.
I gjithë kabineti i ri qeverisës pritet të mbërrijë si një grup i vetëm duke ecur nga kryeministria në drejtim të presidencës, ndërsa pas ceremonisë së betimit, në Presidencë do të organizohet edhe një kokteil.