Semafori i kuq ‘ndal’ qeverinë Rama 3/ Ministrat respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Qeveria “Rama 3” është betuar sot në Presidencë. Ministrat e rinj u betuan pa praninë e kamerave.
Pas disa minutave në godinën e Presidentit të Republikës, kreu i qeverisë Edi Rama bashkë me ministrat u drejtuan në grup në këmbë drejt kryeministrisë.
Duke ecur në rrugët e Tiranës, qeveria e re ndaloi për disa sekonda në semaforin e kuq duke respektuar kalimin e automjeteve.
Qeveria e re u mirtua në Kuvend me 77 vota pro dhe 52 kundër, 1 abstenim.