“Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi pjesë e ushtrisë shqiptare”! Rama i “rrëmben” Albin Kurti dy kampionet e botës në xhudo

Forcat e Armatosura të vendit do të kenë një Njësi Speciale të kampionëve.

Këtë ka deklaruar Kryeministri Rama në mbledhjen e parë të Qeverisë teksa ka prezantuar vendimin për “Për punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së sportistëve, që përfaqësuan denjësisht kombin shqiptar me rezultatet e tyre në Lojërat Olimpike 2020”, pra të kampioneve olimpike Nora GJakova dhe Distrja Krasniqi.

Rama tha se të dyja kampionet kanë shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e Ushtrisë shqiptare, ndaj edhe shprehu idenë e një Njësie Speciale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT