Zbulohet ndryshimi në “Sallën e Hartave” të Qeverisë: Ishte në rikonstruksion pas tërmetit 2019

Arkitekti Artan Shkreli ka sjellë për publikun në rrjetin social facebook, një foto të sotme të Sallës së Hartave në godinën e kryeministrisë, që gjendet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sic duket nga foto, Salla e Hartave në qeveri është rinovuar tërësisht, ndërkohë që poshtë në dysheme, është shtruar një tapet gjigand ngjyrë lejla.
E përballë, është vendosur harta e Evropës, ku Shqipëria është në të.
Salla e Hartave, ka qenë një gjetje e promovuar që në vitin 2013, kohë në të cilën Rama mori detyrën e kryeministrit, dhe prej atëherë nuk kishte pësuar ndryshme. Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, kjo sallë, por edhe ambiente të tjera në kryeministri, u vendosën në rikonstruksion edhe për shkak të plasaritjeve që kishin pësuar muret.
“Salla e Hartave” ne Pallatin e Qeverise, e perfunduar pas punimeve perforcuese, me natyre antisizmike te kushtezuara nga demtimet e termetit te nentorit 2019” shkruan Shkreli në rrjetet sociale.
