Baze: Ja pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga Mero Baze
Kjo që po I ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej realisht duke u transformuar ngadalë por me siguri drejt një partie me rregulla demokratike, me objektiva për ekonominë e tregut dhe orientimin perëndimor, mbeti një zonë e errët brenda saj që ende nuk është tërësisht e korrigjuar. Kjo zonë e errët ka të bëj me “armiqtë e Enver Hoxhës. Armiqtë e Enver Hoxhës ishin të gjithë komunistë. Disa komunistë liberal, disa si gjithë komunistët e tjerë dhe ndonjëri komunist edhe më fanatik si Enver Hoxha. Armiq u bën për luftë për pushtet me Enver Hoxhën.
Edhe sot në vitin 2021 shumë ish-komunist të vjetër, që mund të jenë burra të ndershëm në punën e tyre, kur gjykojnë historinë e komunizmit personazhet historikë të komunizmit I shikojnë në raport me Enver Hoxhën. Fjala vjen Sejfulla Malshovën nuk kanë qejf t’ua mburrësh , edhe pse ishte komunist dhe vdiq I tillë, Koco Tashkon janë gati ta quajnë agjent sovjetik, Kico Ngjelën economist tradhtar, e deri tek Mehmet Shehu që ishte një karakter I gjendur I komunistit sektar ta quajnë tradhtar pse e vetëvranë. Raporti i tyre me historinë është raporti që kanë pasur personazhet me Enver Hoxhën.
Kjo gjë po ndodh në PD prej tredhjet vitesh. Prej të përjashtuarit të parë Neritan Ceka e deri tek I përjashtuari i fundit Sali Berisha të gjithë personazhet nuk gjykohen a kanë qenë demokrat a jo, po a kanë qenë tradhtar apo besnik të Sali Berishës.
Çdo kritik apo kundërshtar I Sali Berishës që nga viti 1991 është etiketuar tradhtar dhe bashkëpunëtorë I armikut (nënkupto socialistët) dhe ndaj tyre janë ndërmarrë fushata linçuese me këtë motiv.
Çdo personazh I PD nuk gjykohet s ai ka dhënë PD derisa ka qenë në PD, por pse ka ikur duke kritikuar Berishën. Dhe ka një frymë urrejtje të ngrirë ndaj tyre, duke I gjykuar njësoj si në orën kur ata “kanë tradhtuar Berishën”.
Akoma më e bukur është përpjekja e Berishës për të rehabilituar disa kritik të Lulzim Bashës të tetë viteve të fundit që i duhen në fushatën për të mundur Lulzim Bashën. Në disa dalje publike Sali Berisha përmend pozitivisht Patozin, Boden, Topallin, Bregun etj., si njerëz që Basha i ka larguar pa të drejt nga PD për interesa të vetat. Berisha e ka mbështet jo vetëm vendimin e Bashës por dhe fushatën linçuese ndaj tyre, e cila është inerci e berishizmit. Eshtë vonë pasi berishizmi ka bërë punën e vet, dhe në këtë rast nuk e ndal dot as Berisha. Berishizmi është më viskoz se Berisha. Ai lëviz më ngadalë dhe I merr komandat më vonë. Këtu nuk bën punë as reflektimi I ri I Jozefinës pro Berishës, pasi vazhdojnë e shajnë si agjente të Edi Ramës.
Socialistët kanë marrë pushtetin disa herë pas vitit 90, duke u distancuar nga Enver Hoxha, kane bere gara te verteta demokratike si ajo mes Fatos Nanos e Pandeli Majkos, por e kanë shmangur temën e debatit mbi armiqtë e Enver Hoxhës në të majtën shqiptare. Edhe pse Edi Rama herë pas here ua prish gjakun duke nderuar Mithat Frashërin apo Eqerem Bej Vlorën, ata revoltohen por rrinë aty.