Transformimi i Teatrit të Operas, Rama publikon pamje nga “Grand Gala”: Teatri është shpresë për vendin

Kryeministri Edi Rama ka ndar në rrjetin e tij social Facebook një video ku shfaqet Teateri Kombëtar i Operas dhe Baletit, tashmë i restauruar.

“Një video me emocionet e një mbrëmjeje krejt të veçantë; Festa e Hapjes së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit”, shkruan Rama në Facebook.

“Një skenë ku kanë kënduar të gjithë ata që kanë bërë historinë e këtij Teatri. Kësaj skene ku kanë luajtur të gjithë së bashku në instrumenta, të gjithë ata që kanë bërë historinë e muzikës lirike. Të mund të shijojnë duke u ndjerë njëkohësisht pjesë e të njëjtit komunitet përtej kufijve të të gjithë atyre që e ndjekin muzikën operistike në teatrot më prestigjozë të botës. Në ato teatro ku yjet e Shqipërisë shkëlqejnë fort”, është shprehur ndër të tjera Rama.

“Nga momenti i ngritjes së kësaj perdeje, nuk do t’i shohim më me zili, duke bërë pyetjen se kur do të kemi edhe ne të njëjtin teatër apo skenë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT