VIDEO: “Njerëzit më të urryer nga Zoti janë beqarkat!” Të qeshësh a të qash me hoxhën e Prizrenit? “Duan të bëjnë shkollë ndaj mbeten pa martuar”

Një deklaratë e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu është bërë virale nëpër rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Gjatë fjalës së tij, ai ka folur rreth të rinjve të pamartuar, duke thënë se njerëzit më të këqinj për Allahun janë beqarët.
“Njerëzit më të këqij të Allahut ka thënë Muhamedi, janë beqarët, njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët dhe të vdekurit më të këqij të Allahut janë beqarët. Beqarkat… Jo, dua ta kryej shkollën, fakultetin, pastaj magjistraturën dhe kur e sheh 30 vjet i ka bërë”, thotë imami.
Nuk është hera e parë që përhapen deklarata të tilla absurde.
‘A mendon vërtet kështu Zoti për beqarët dhe “beqarkat”?? Apo gjithë sharlatanët që pretendojnë se përcjellin këshillat e tij në tokë ia veshin Zotit, mendimet e tyre idiote?” – pyet lexuesit faqja e DITA në Instagram, ku është botuar video në fjalë.