Zgjatja e afatit të vettingut, socialistët vihen në punë për ndryshimet kushtetuese

Zgjatja e mandatit për institucionet e vettigut, do të jetë edhe çështja e radhës që kërkon bashkëpunimin e qeverisë me opozitën.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka mbledhur sot kryesinë e këtij grupi dhe u ka kërkuar deputetëve që të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vetting-ut.
Tashmë PS duhet që të bëjë propozimet në Kuvend dhe të nis negociatat me opozitën lidhur me ndryshimet kushtetuese për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, pasi për të ndryshuar Kushtetutën duhen të paktën 2/3 e votave.
Në bazë të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016 institucionet e Vetting-ut kanë mandat deri në fund të këtij viti.
Më pas Vetting-u do të kryhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.