“Kam futur në dhe burra më të mirë se ti, o p** motre”/ I riu me “Audi” shan dhe kërcënon një grup policësh në Durrës (VIDEO)

“Nuk ke b*** ti o p** motre të më ndalosh mua. Unë burra më të mirë i kam futur në dhe jo më ty. S’më njihke mirë ti mua. O do të zhvesh unë ty sonte o s’ka. Unë të flas si burri-burrit, kurse ti më bën k**vën mua në telefon”

Këto janë disa nga fjalët e rënda me të cilat u drejtohet një i ri efektivëve të policisë në Durrës, të cilët e kanë ndaluar automjetin e tij për kontroll.

25 vjeçari me inicialet A.K., i kërcënon, shan dhe kanos efektivët, të cilët janë në krye të detyrës.

Pas shpërndarjes së videos në rrjetet sociale, policia ka zbuluar edhe masat që ka marrë ndaj të riut. Atij i është pezulluar patenta përfundimisht, por çuditërisht nuk është arrestuar, por vetëm proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë

Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një drejtues mjeti, i cili ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit që ata i kanë ushtruar për xhamat e riveshur, ju informojmë se:

Nga kontrollet e kryera nga shërbimet e Policisë ka rezultuar se shtetasi A. K. drejtonte nën efektin e alkoolit, në masën 0.35 mg/l, mjetin tip “Audi”, me xhama të riveshur. Gjatë kontrollit dhe veprimeve policore, ky shtetas i ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë.Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, shtetasi A. K., 25 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, është proceduar penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është pezulluar përfundimisht leja e drejtimit, pasi e ka në mënyrë të përsëritur këtë shkelje (drejtim mjeti nën efektin e alkoolit).DVP Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT